SHBA

Aktorja e famhme Ashley Olsen ka sjellë në jetë një djalë, ndërkohë që askush nuk ishte në dijeni se ajo ishte shtatzënë. Aktorja ka ditur ta mbajë mirë sekretin e shtatzënisë dhe lindjes, pasi thuhet se djali ka disa muaj që ka ardhur në jetë.

TMZ raportoi se Olsen mirëpriti fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Louis Eisner disa muaj më parë në Nju-Jork. Dyshja e quajtën djalin e tyre Otto.

Olsen dhe Eisner, 37 dhe 35 vjeç, u martuan në një ceremoni intime më 28 dhjetor 2022, në një shtëpi private në Bel Air, Kaliforni. Ata janë bashkë që nga viti 2017.

Dyshja janë shumë diskretë për jetën e tyre private dhe u shfaqën së bashku në tapetin e kuq për herë të parë vetëm në shtator 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb