Pas një fillim sezoni me ulje ngritje, Man.United ka gjetur vazhdimësinë duke rivalizuar me City për titullin kampion në Premier League. Situata është qetësuar shumë në shtëpinë e “djajve të kuq” por për të ndezur edhe një herë zërat e merkatos ka menduar vetë trajneri Ole Gunnar Solskjaer: “Asnjë nuk e ka vendin të sigurt në skuadër, pandemia ka ndryshuar gjithçka”, u shpreh trajneri në konferencë për shtyp. Ka mjaftuar kjo deklaratë që mediat britanike dhe jo vetëm të flasin sërish për një largim të mundshëm të Pogba në fund të sezonit. Edhe agjenti i mesfushorit francez, Mino Raiola, pak kohë më parë u shpreh se Pogba nuk ndihet i lumtur tek Man.United. Drejtuesit e United duhet ti japin një zgjidhe përfundimtare çështjes Pogba në merkaton e verës, në të kundërt rrezikojnë ta humbasin me parametra zero pasi kontrata e tij skadon në 2022.

Paul Pogba Juventus Real Madrid Gfx 15240lptt7xpy1bksazuzvqmjk
Paul Pogba Juventus Real Madrid Gfx 15240lptt7xpy1bksazuzvqmjk

Këto detaje kanë bërë që Juventus dhe Real Madrid të vihen sërish në lëvizje për të siguruar shërbimet e Pogba. Nuk është një sekret që “Zonja e Vjetër” kërkon ta rikthejë në Torino, nuk është një sekret as dëshira e presidentit Perez për ta transferuar në Madrid, por ky opsion varet shumë edhe nga trajneri që do të drejtoj Realin sezonin e ardhshëm. Problem për të dy klubet është shuma që duhet investuar për të siguruar kartonin e Pogba, afro 100 milion euro ndërsa vetë lojtari kërkon një pagë vjetore prej 15 milion euro. Nëse francezi nuk rinovon kontratën e tij, Man.United është i detyruar të pranojë përfshirjen e ndonjë lojtari në tratative, Dybala për shembull.
(BalkanWEB)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb