Beniada gjeti pas “Big Brother Vip” famën që nuk e gjeti dot si modele në Itali.

Qëkur ishte brenda në shtëpinë e “Big”-ut, asaj iu ofrua posti i moderatores në “Procesin Sportiv”. Por me të dalë, ajo mori edhe një tjetër format, ku pas disa javësh do ta shikojmë edhe në “E diell”.

Kështu ka nisur një jetë e re për modelen, e cila dita-ditës është më pranë ëndrrës së saj.

Bëhet me dije se Beniada ka lënë përfundimisht jetën në Itali, duke u zhvendosur në Tiranë, ku mund të jetë më pranë punëve dhe projekteve të shumta që e presin.

Ditën e djeshme, Beniada ka zbuluar se ka marrë edhe një banesë në Tiranë ku ka ndarë edhe një foto nga shtëpia e saj.

Natyrisht që shtëpia luksoze, të cilën ajo e publikoi në rrjetet sociale është e marrë me qira dhe jo e blerë.

Ajo që kemi mundur të mësojmë është se veç planeve për në televizion, Beniada po përgatitet për t’i hyrë edhe botës së biznesit.

Ish-finalistja e “Big Brother”-it po mendon të hap edhe linjën e saj të veshjeve në Tiranë. Duket se famën e fituar nga loja 136-ditëshe, ajo do ta përkthejë në para tashmë që gjithçka ka përfunduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: