Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ndodhet në Kiev, ku është takuar me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në fakt, kjo vizitë ishte një surprizë, pasi asnjë nuk e priste. Ambasada e Ukrainës në Londër, publikoi një foto nga takimi Zelensky-Johnson duke shkruar “Surprizë”, pasi për këtë zhvillim nuk ishte njoftuar asgjë më herët.

Ky takim ndodh një ditë pasi Von Der Leyen shkoi me ekipin e saj në Kiev duke u takuar kokë me kokë me presidentin ukrainas.

Vlen të përmendet se rusët janë tërhequr tashmë nga veriu i Ukrainës duke u pozicionuar në lindje dhe jug, ndërsa autoritetet vendase paralajmëruan një ofensivë të tyre në rajonin e Luhanskut duke kërkuar nga qytetarët që të largoheshin prej atyre zonave.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb