“Kjo është lufta e Kremlinit, e Federatës Ruse të Putinit kundër gjithë botës së lirë”.

Në një lidhje Videocall Yulia Tymoshenko, ish-kryeministrja ukrainase, ka dhënë një intervistë, sipas së cilës “lufta në Ukrainë, për Putinin, është vetëm faza e parë” e një projekti shumë më të gjerë. “Putini do të donte ta shihte NATO-n po aq të kufizuar si në 1997. Tani ai kërcënon Poloninë dhe ushtria e tij po përparon drejt Finlandës dhe askush nuk mund të garantojë -thotë ajo- se ai nuk do të përdorë forcat e tij ushtarake dhe bërthamore ndaj vendeve, sjelljen e të cilave ai nuk e pëlqen”.

Për këtë arsye, ish-kryeministrja e ukrainës argumenton se: “Putinit nuk i duhet Donbasi, ai nuk ka nevojë për asnjë rajon ukrainas veçmas. Kremlini ka nevojë për të gjithë Ukrainën, sepse ai nuk beson në kombin ukrainas dhe në ekzistencën e popullit ukrainas… Unë dua të konfirmoj fjalët e Biden se ajo që po ndodh në Ukrainë është gjenocid.

Ndërkohë, Mariupol mbetet qyteti në qendër të ofensivës ruse: “Për ne përfaqëson dhimbje – raporton Timoshenko që njofton- se do të përpiqemi ta mbrojmë me të gjitha forcat sepse nuk duam t’ia lëmë detin tonë askujt, ashtu si asnjë centimetër nga toka jonë.

Së fundi, për punën e Zelenskit, Timoshenko nuk ka dyshime dhe konfirmon mbështetjen e saj të plotë për presidentin dhe qeverinë: “Nuk ka opozitë, ne jemi një ekip, një zemër”. “Zelensky bën një politikë shumë të fortë -deklaron ish-kryeministrja-Ai është në Kiev, disa herë i është propozuar të shkojë në një vend tjetër për të shpëtuar veten, por ai ka mbetur atje. Ne jemi të gjithë në Kiev, që nga dita e parë. Pushteti, qeveria, opozita, gjithçka do të vijë pas luftës në një vend demokratik. Sot jemi të gjithë të bashkuar”, përfundon ajo.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb