Për analistin dhe gazetarin Adri Nurellari dorëheqja e Zoran Zaev ndikon në të gjithë rajonin pasi edhe nëse zëvendësohet, asnjë lider tjetër nuk do të ketë kurajon e tij për të çuar deri në fund nisma të ndryshme. I ftuar në emisionin “Real Story”, ai tha se gjithmonë kur Maqedonia e Veriut nuk ka marrë sinjale nga BE është drejtuar  drejt një plani B që është bashkëpunimim me Rusinë dhe Kinën.

Sipas tij sot Zaev duhej të ishte në Glasgow dhe nesër në Beograd me Ramën dhe Vuçiç.

“Maqedonia ka qenë viktimë e lojrave gjeopolitike në rajon. Maqedonia e Veriut ka një kombinim të madh interesash. Një prej tyre nëse Turqia do të afrohet me VMRO pas ardhjes në pushtet e cila ka kundërshtuar marrëveshjen me Greqinë për emrin. Tjetër problem është sjellja e VMRO-DPMNE sjellja ndaj arritjeve të qeverisë. Do të kemi një përkeqësim të marrëdhënieve. Kjo e pamundëson Maqedoninë për hyrjen në BE. Ka një përpjekje të brendshme për të siguruar pavarësinë nga kisha ortodokse serbe. Zaev sot duhet të shte në Galsgow dhe nesër në Beograd me Ramën. Ndodh që jo vetëm opozita ka dalë kundër “Balkanit të Hapur” por edhe brenda partisë së tij Zaev ka pasur kundërshti. Pendarovski ka thënë se ky projekt nuk vlen pa Bosnjen, Kosovën dhe Malin e Zi. Edhe nëse zëvendësohet do të jetë e vështirë që këto projekte të shtyhen para sepse askush nuk ka kurajon e tij. Kur Maqedonia nuk merr sinjale nga BE ka kërkuar gjithmonë alternativë B nga Rusia dhe Kina. Kjo situatë prek dhe ndikon në të gjitha vendet e rajonit”- tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb