Të hënën pas përballjes me Suedinë në Itali thuajse ndodhi ‘gjëma’ pasi të kaltërit pas 58 vitesh nuk do të marrin pjesë në Botëror. Pas këtij dështimi dhe largimit të pashmangshëm të Venturës në media qarkulluan një sërë emrash që mund të merrnin drejtimin e ‘axurrëve’, por kur kanë kaluar 5 ditë emrat e mëdhenj thuajse kanë refuzuar të gjithë.
allegri
I pari ishte Allegri që nuk pranoi të shkëputej nga projekti që ka Juventusi për të marrë stolin e Kombëtares që duhet theksuar që ‘vlon’ pas dështimit të Venturës. Njëjtë si numri 1 i pankinës së Juventusit është përgjigjur edhe Mançini. Ish-tekniku i Interit është i pëlqyer nga italianët të cilët nuk e kanë harruar suksesin e tij me zikaltërit, por vetë ai dje për mediat italiane deklaroi se nuk do t’a ndërpriste marrëdhënien me klubin rus të Zenitit.
Roberto-Mancini
Emri më i preferuar që nga fillimi ishte Carlo Anhelotti që para pak javësh ndërpreu marrëdhëniet me Bayern Mynchen, por edhe ai sipas mediave italiane nuk ka ndërmend që të marrë drejtimin e Kombëtares ‘axurre’ në situatën që ndodhet. Sipas mediave italiane, tekniku 58-vjeçar ka projekte të tjera për karrierën e tij dhe në këtë mënyrë ka refuzuar të drejtojë të kaltrit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb