Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli përmes një statusi në Facebook, reagon pas vendimit për emërimin e një nënkryetari në Bashkinë e Vlorës, kryetar de facto, sipas tij.

Sipas Kadillit, qyteti bregdetar ka nevojë për një burrë që e drejton dhe jo për një bust, duke iu referuar kështu kryebashkiakut Dritan Leli.

“Ne mbledhjen e fundit te drejtuesve socialiste votuan dhe e detyruan edhe Lelin qe te votoje edhe vet, qe prane tij te jete nje person tjeter Kryetar de facto i Bashkise. Kjo foto eshte nga momenti kur Leli bust kutpon qene kryetar do jete nje tjeter, por ky do vazhdoje te qendroje si bust”,- thotë Kadilli.

  • foto galeri

STATUSI I PLOTE
Vlora nuk do nje bust, do nje burre ne krye.
Qe Leli ishte tip i lodhur, kete ne opozitaret e dinim. Nuk kemi pritur ta shohim ne kete foto nga mbledhja e fundit te tij politik.
Qe Leli nuk kishte lidhje as me politiken, as me administrimin ne opozitaret e kemi ditur edhe kur socialistet vlonjat e votuan per Kryebashkiak pa e njohur.
Busti i tij dukej si hile gare elektorale, ose si abuzim me mirebesimin e sicialisteve te bindur ndaj urdherit te partise.
Por,
Askush nuk mund te kuptoje pse Rama i fyen vlonjatet dhe e mban Lelin ne krye te Vlores edhe ne 2019, kur mund te emeronte ke te donte. Nuk beri zgjedhje, beri emerim. Emeroi nje bust.
Askush nuk mund ta kuptoje pse Rama e fyen Vloren dhe vlonjatet duke e rrahur, jo vetem politikisht Lelin para disa ditesh. Askush nuk mund te kuptoje pse pasi e rrahu e mban akoma ne detyre bustin Leli.
Askush nuk mund te kuptoje pse drejtuesit socialist vazhdojne te fyejne Vloren. Ne mbledhjen e fundit te drejtuesve socialiste votuan dhe e detyruan edhe Lelin qe te votoje edhe vet, qe prane tij te jete nje person tjeter Kryetar de facto i Bashkise. Kjo foto eshte nga momenti kur Leli bust kutpon qene kryetar do jete nje tjeter, por ky do vazhdoje te qendroje si bust.
Kujt i duhet ky bust? Vlores dhe vlonjateve JO.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb