Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka bërë të tjera deklarata për inceneratorët.

Ajo ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se të gjithë e dinë që kemi të bëjmë me një aferë e kërkon nga personat e thërritur si dëshmitarë të flasin. Tabaku deklaroi më tej se askush nuk do i intimidojë në këtë rrugë që kanë nisur.

“Unë kam frikë nga ligji. Kam kërkuar nga punonjësit që të bashkëpunojë me drejtësinë. Kush ka detyruar të dalin të firmosin? Trego ministrin, denonco korrupsionin. Kësaj afere duhet t’i shkojmë pa frikë. Këtë do e bëjë vetëm PD. Nuk na intimidon askush. E mbyllëm natën mbrëmë dhe e gdhimë ditën me sulme. Ata kanë frikë, ndaj sulmojnë.

Kurrë nuk e kam bërë që të flas për dikë me një mesazh. Mos u përdorni, mos u abuzoni se jeni zonja. Tregoni pak vendosmëri, zonjat në politikë s’janë kot për numër. Nëse e dini se ka një aferë, flisni. I bëj thirrje atyre që do të dëshmojnë e kanë dëshmuar, që i kemi trajtuar me etikë të madhe, ndoshta ndonjëherë e kemi humbur durimin. Dosjet janë bërë male. I kërkoj ndjesë atyre që mund të kemi humbur durimin, por asgjë nuk krahasohet me këtë aferë të mirfilltë të pastrimit të parave nga një grup i strukturuar kriminal”, tha Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb