Kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra, tha në një lidhje me “Skype” për News24 se punonjësit e bashkisë ndodhen në terren dhe po ndihmojnë të gjithë banorët, që kanë nevojë, në këto ditë të vështira të koronavirusit.

Kryebashkiaku Gurra theksoi se bashkia do të jetë pranë të gjithë banorëve të Librazhdit, derisa kjo plagë të mbyllet.

Ai tha se së pari janë ndihmuar pensionistët, që nuk kanë njerëz pranë, ku janë ndarë rreth 5800 pensione, si dhe janë asistuar me ilaçe, ushqime dhe probleme të tjera afërsisht 220 persona.

“Kemi marrë masa për të qenë pranë pensionistëve, që nuk kanë të afërm pranë. Në qytet situate paraqitet pak më ndryshe. Janë afërsisht 220 persona që ne i kemi asistuar me ilaçe, ushqime dhe probleme të tjera. Ne po ndajmë ushqime tek ato familje, që janë ekstremisht të varfra. Grupet e bashkisë janë në terren.

Kemi bashkëpunuar me Postën Shqiptare dhe janë ndarë rreth 5800 pensione. Në spital është menaxhuar shumë mirë situate dhe nuk kemi pasur problem. Vijon procesi i dezinfektimit në çdo ambient. Bashkia ka kryer çdo shërbim që duhej kryer këto kohë. Falënderoj qytetarët, që kanë zbatuar çdo masë të marrë nga qeveria”, tha Gurra.

Ka pas shqetësime edhe për shkak të motit, si i keni adresuar këto problematika?
Pardje kishim një mot shumë të ashpër, reshje dëbore në intensitet shumë të lartë, sidomos në fshatrat mbi 900-1000 metra mbi nivelin e detit. Patën një probel sa i takon bllikimit, që zgjati 2-3 orë, pasi ne bashkë me ARRSH morëm masa dhe i zhbllokuam të gjitha rrugët. Askush nuk do të jetë i braktisur, do jemi me qytetarët, derisa kjo plagë të mbyllet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb