Rusëve duket se iu ka ardhur “në majë të hundës” me luftën në Ukrainë dhe thirrjet për rekrutime çdo muaj nga ana e Vladimir Putin.

Pasi morën rrugët dhe po tentojnë në çdo lloj formë që të braktisin vendin vetëm e vetëm që të mos shkojnë në luftë, një 25-vjeçar ka guxuar dhe ka dalë kundër rekrutuesve që Kremlini ka lëshuar anembanë Rusisë për të plotësuar 300 mijë ushtarët e rinj që Putin kërkoi në sajë të mobilizimit ushtarak.

Në një video që po qarkullon në rrjet tregohet sesa të vendosur janë rusët për të mos iu bindur rekrutimit të pjesshëm të shpallur javën e kaluar.

 

Videoja e postuar nga Anton Gerashenko tregon momentin kur 25-vjeçari Ruslan Zinin qëllon një rekrutues në një zonë të zbrazët në një zyrë rekrutimi në provincën Irkutsk.

Sipas këshilltarit të presidentit të Ukrainës, dëshmitarët okularë dëshmuan se Zinin pasi qëlloi rekrutuesin më pas tha “askush nuk do të shkojë në luftë, ne të gjithë do të shkojmë në shtëpi”.

Sipas Gerashenko, rekrutuesi Alexander Yelyshev u qëllua katër herë. Nga ana e tij, guvernatori i provincës Irkutsk, Igor Kobzev, shkroi në Telegram se rekrutuesi u qëllua dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.

 

Kobzev u zotua gjithashtu se autori 25-vjeçar “me siguri do të dënohet” pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në 24 orët e fundit, sipas Reuters , ka pasur disa sulme në zyrat e rekrutimeve kryesisht në Dagestan dhe Yakutia, rajone nga të cilat thuhet se ka pasur një numër disproporcionalisht të madh të rekrutuarve në krahasim me rajonet e tjera në Rusi.

 

Sipas raporteve dhe videove të postuara në Twitter, turma njerëzish (burra dhe gra) dolën në rrugë të dielën në mëngjes për të demonstruar kundër rekrutimit, me forcat e sigurisë që iu përgjigjën me zjarr për t’i shpërndarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb