Gazetari Enrik Mehmeti ka dhënë detaje rreth qëndrimit në burgun e Vlorës të Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiut. Në një lidhje live për News24’, Mehmeti teksa raportoi për protestën e familjarëve të 8-vjeçarit të vrarë, pohoi se gjendja e Çalamanit paraqitet e qetë.

Aktualisht 38-vjeçari mbahet në izolim në ambientet e këtij burgu, për të shmangur çdo situatë të mundshme me të burgosur të tjerë. Gazetari Mehmeti tha se 38-vjeçarin nuk e ka vizituar askush nga familjarët e tij në burg, ndërsa asnjë prej të burgosurve nuk i ka ofruar veshje, duke mbajtur po të njëjtat rroba që ka pasur që prej ditës që u arrestua.

Kujtojmë se Çalamani nuk ka as përfaqësues ligjor, pasi edhe avokati i caktuar nga shteti nuk ka pranuar që të përfaqësonte këtë çështje. Vrasja e Mateos ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërkohë që familja e tij po bën një peticion ku kërkon dënimit me vdekje të autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb