Chelsea nuk po e ndal askush në fushën e lojës pasi që nga shtatori ka marrë vetëm fitore, por duket se jo gjithçka po shkon mirë për “blutë e Londrës”.

Situata e krijuar pas ndeshjes me Manchester City, në momentin e ndërhyrjes brutale të Sergio Agueros nda David Luiz pritet t’i kushtoj mjaft ekipit të Contes. Lojtarët londinez, si ata të Cityt, pothuajse u përfshinë të gjithë në situatën e pakëndshme që ndodhi në fushën e lojës.

MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 03: Sergio Aguero of Manchester City reacts after his foul on David Luiz of Chelsea during the Premier League match between Manchester City and Chelsea at Etihad Stadium on December 3, 2016 in Manchester, England.  (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
MANCHESTER, ENGLAND – DECEMBER 03: Sergio Aguero of Manchester City reacts after his foul on David Luiz of Chelsea during the Premier League match between Manchester City and Chelsea at Etihad Stadium on December 3, 2016 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Kjo ndeshje u servijua mjaftueshëm nga Federata Angleze(FA), pasi nuk la pa i ndëshkuar aktorët, por për Chelsean kjo çështje nuk është e mbyllur. Në fakt gjatë 19 muajve të fundit ata janë shpallur fajtorë në pesë raste, në katër prej të cilave janë dënuar me gjobë, për shkelje të rregullit E20, që fokusohet në disiplinën e futbollistëve. Në këtë kuadër, gjiganti i medias britanike “The Mirror” parashikon se penalizimi me heqje pikësh është një mundësi shumë potenciale për Chelsean.

Një fragment i deklaratës së panelit që analizoi përfshirjen dhe rolin e Chelseas gjatë përplasjes me Spursat vitin e kaluar në “Stamford Bridge” aludon mbi faktin se “Blutë” e Londrës do të duhet të përballen me heqjen e pikëve, në rast se problemet e tyre disiplinore do të vijojnë në të ardhmen.

Kontes tashmë do t’i duhet që përveçse kundërshtarëve në fushën e lojës, të mendojë edhe për çështje të tilla që nuk lidhen shumë me futbollin. Një lajm i mirë është ky për rivalët e “bluve” në Premier Ligë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: