Sot, Real Madrid ia doli të sigurojë matematikisht trofeun e La Liga, për herë të 35-të në historinë e saj. Një nga ata që e meritojnë këtë sukses ka qenë trajneri i Loss Blancos, Carlo Ancelotti, i  cili sot ka thyer një rekord.

Tekniku italian bëhet i pari trajner në histori që ka fituar 5 kampionatet kryesore. Përveç arritjes me Realin sot, 62 vjeçari ka triumfuar me klube të ndryshme si Milan, Chelsea, Bayern apo edhe PSG.

Kthehemi edhe një herë te puna e bërë këtë sezon. Ekipi nga Madridi numëron 2.27 pikë për ndeshje nën drejtimin e Ancelottit, në 49 ndeshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb