Borussia Dortmund është klubi me strategjinë më fitimprurëse në merkato. Haaland ishte vetëm shitja e fundit e kësaj vere, por edhe pse flitet për një nga lojtarët më të mirë në botë, nuk ka vendosur rekord.

Rekordin e shitjeve te Dortmund e mban Dembele, që u shit për 105 milionë euro te Barcelona, një rekord edhe sot e kësaj dite për Bundesligën. Por po të shohim pesë shitjet me vlerën më të lartë në vitet e fundit nga Dortmund, vëmë re se klubi gjerman ka përfituar plot 321 milionë euro.

Fitimin më të madh e ka pasur me Dembele, të cilin e bleu 15 mln euro dhe e shiti 105 milionë. Fitim plot 77 milionë euro edhe nga Sancho, që e bleu për vetëm 8 mln euro dhe e shiti te Manchester United për 85 milionë euro.

Interesant fakti për amerikanin Pulisic, që e mori për vetëm 25 mijë euro dhe e shiti te Chelsea për 64 milionë euro. Jo pak Dortmund fitoi edhe me Aubameang, të cilin e mori nga kampionati francez për 13 milionë euro dhe e shiti tek Arsenal për 63 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb