Juve nuk zhgënjen në Torino, thyen Maccabi 3-1 dhe mban të gjallë shpresat për të siguruar një biletë për në fazën e 1/8 në Champions. Ky nuk është një mision i lehtë, përkundrazi ndërlikohet edhe më shumë pas pikës që Benfika mori përballë PSG. Ekipit të Allegrit i duhet tashmë të fitojë ndeshjen e kthimit në Izrael, të mposht Benfikën në Portugali, por dhe kaq mund të mos mjaftojë, duhet të mposht edhe PSG, i duhen minimalisht 11 ose 12 pikë.

Di Maria
Di Maria

Në Stadium, tifozët shijuan një super Angel Di Maria, autor i tre “dhuratave”, që nga sezoni 2003/04 askush nuk e kishte bërë diçka të tillë. Fillimisht nxori të vetëm me portierin Rabiot me francezin që nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. Përsëriti veten me fillimin e pjesës së dytë, këtë herë duke shërbyer për Vlahovic, sulmuesi serb nuk fali duke dërguar shifrat në 2-0. Maccabi u rikthyer në lojë me David që hapi ndeshjen në minutën e 75-të, por pak minuta më pas Rabiot me kokë sigloi shifrat përfundimtare në 3-1:

Allegri
Allegri

“Dy fitoret radhazi nuk thonë asgjë, duhet të heshtim dhe të punojmë shumë pasi jemi mbrapa si në Serie A ashtu edhe në Champions. Duhet të fitojmë në Izrael dhe më pas të bëjmë ndeshjen tonë në Lisbonë. Di Maria? Ishte i mrekullueshëm, një lojtar fantastik”, theksoi ndër të tjera Allegri pas ndeshjes kundër Maccabi-t.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb