Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla i ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 foli për procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Gjatë bisedës në studio, Balla tha se askush nuk mund t’i heqë të drejtën opozitës të propozojë, ndërsa shtoi se mazhoranca është e gatshme të ulet dhe të dëgjojë opozitën.

“Më vjen keq për insistimin e PD për të mos dialoguar. I them edhe sonte që nesër nga ora 8 e mëngjesit edhe në Konferencën e Kryetarëve do t’ja them se gjithmonë do ta quaja unë nga viti 2002 gjithmonë palët janë ulur dhe asnjëherë asnjëra palë nuk ka vënë kushte për të drejtën e propozimit. E them se nuk pranojmë një propozim nga PD nga Alibeaj pasi procesin e  tyre jam dakord ta zhvillojmë për kandidat të avokat të popullit. President konsensual është që opozita të vijë me propozime. Kuvendi i Shqipërisë ka katër Grupe Parlamentare dhe këto duhet të dialogojnë mes njëri-tjetrit. Me zonjën Doda, Idrizi dhe Avdullai nga njëri grup parlamentar, kemi biseduar, kemi biseduar dhe me zotin Mediu dhe Duka, ku kemi rënë dakord që të gjithë palët kanë të drejtë të propozojmë.. Por si do të biem dakord pa e dëgjuar, kemi marrë një copë letër që i vendos kusht shumicës që nuk ke të drejtë të propozosh, ne mendojmë që këtë të drejtë PS nuk ja heq askush”, tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: