Ishte 26 prill 2021, një dopjetë e Correa dhe një gol i Immobile, i shkarkoi Milan një humbje të rëndë që vendosi në dyshim prezencën e kuqezinjve në Champions League. Pesë ditë më parë ishin mposhtur dhe nga Sassuolo, një ecuri negative që vendosi në dyshim të ardhmen e Pioli. Nga 1 maji, Milan nisi një rrugëtim fantastik, dhe që nga ajo ditë, pas fitores me Benevento, kuqezinjtë nuk u ndalën më. Në 15 ndeshjet e fundit në Serie A, Milan nuk e njeh shijen e humbjes, 13 fitore dhe 2 barazime, një ecuri rekord jo vetëm në Itali por edhe në Europë.

Milan
Milan

Nga 5 kampionët më të rëndësishme në Evropë, Milan ka ecurinë më të mirë, askush nuk ka bërë më mirë se sa kuqezinjtë e Piolit, as ekipe si Bayern Munich, Man.City, PSG etj. Çuditërisht në vendin e dytë ndodhet një tjetër skuadër italiane, Napoli, me 12 fitore dhe 3 barazime. Në podium gjejmë edhe B.Dortmund me 13 fitore dhe 2 humbje në 15 ndeshjet e fundit. PSG renditet në vendin e katërt me 12 fitore 2 barazime dhe një humbje ndërsa Liverpool në vendin e 5-të me 11 fitore dhe katër barazime.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb