Raphael Varane ishte ‘hajmalia’ e Francës dje kundër Kroacisë në finalen e Botërorit. Futbollisti 25-vjeçar kishte fituar të gjithë finalet në të cilat kishte marrë pjesë, diçka që për supersticiozët ka bërë shumë përshtypje.

Me fitimin e Botërorit qendërmbrojtësi ka vendosur një tjetër rekord, 16 trofe të fituar deri në këtë etapë të karrierës. Numra këto të cilët e bëjnë futbollistin që aktivizohet me Real të parin në llojin e tij.

Katër Champions, tre Botërorë për Klubet, tri Superkupa Europiane, dy La Liga, një Kupë Mbreti, dy Superkupa Spanjolle dhe një Kupë Bote janë të gjithë trofetë që Varane ka fituar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: