TIRANE – Aslaidon, me trajner Genc Salihun, fiton këtë edicion të “The Voice of Albania 4”, si zëri më i mirë i të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Në finalen e madhe ishin në konkurrim Aslaidon, Albina nga skuadra e Elsa Lilës, Olsa nga skuadra e Alma Bektashit dhe Semi nga skuadra e Sidrit Bejlerit.

Mbrëmja ishte plot emocione, me të papritura, ndërsa gara e fortë, duke qenë se katër finalistët ishin mjaft të përgatitur.

Perfomancat e konkurrentëve ndoqën njëra-tjetrën, për t’u mbyllur me bashkëpunimet e secilit garues me trajnerin ose trajneren respektive.

Vota e publikut zgjodhi si zërin më të mirë të këtij edicioni, të vetmin djalë konkurrent që mbërriti deri në finale.
(er.nu/tch/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: