Shqipëria bëri një ndeshje me 2 fytyra ndaj Izraelit, teksa në fund u mund 1-2. Pas sfidës së Nations League, futbollisti kuqezi Kristjan Asllani foli për mediet, duke dhënë mendimin e tij për atë që ndodhi në fushë.

“Nuk kam bërë një ndeshje të mirë. Nuk kisha shumë hapësirë, sepse kam pasur një dhimbje në shpinë. Trajneri zgjodhi kështu, por s’ka gjë.Duhet të punojmë nga ana mentale. Do të shikojmë gabimet me trajnerit dhe do të përmirësohemi në ndeshjet e tjera.I zgjedh trajneri këto gjëra. Duhet ta dëgjojmë atë dhe të qëndrojmë të gjithë bashkë” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb