Interi pret në “San Siro” Barcelonën për ndeshjen e tretë të Ligës së Kampionëve dhe zikaltrit duhet të dalin patjetër me një rezultat pozitiv, duke parë dhe grupin në të cilin janë.

Në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi, u shpreh se skuadra është gati dhe gjithashtu se mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, do të luajë në këtë përballje.

Gjendja e Lautaros? – Lautaro këtë mëngjes ka kryer një ekzaminim dhe nuk ka pasur asgjë serioze. Ai thjeshtë i lodhur. Sot do të stërvitet i veçuar. Duhet të flas me doktorët dhe lojtarin për të vendosur. Brozoviçi dhe Lukaku do të mungojnë, por do të shohim gjendjen e Lautaros dhe Galiardinit.

Si do të reagojë skuadra? – Nesër është një mundësi e madhe, duke ditur që do të ndeshemi me një ekip shumë të fortë, ndoshta një nga më të mirët në Europë, e cila shkoi në Mynih dhe mori një humbje të pamerituar. Ata kanë shumë kualitet. Në këto momente ne luajmë për të fituar. Të njëjtën gjë bëmë dhe të shtunën, por rezultati na provoi të kundërtën.

Kush do të luajë mes Onanës dhe Handanovic? – Do të luajë Onana.

A është një sfidë që do të vendosë shumë dhe a është Barça favorite? – Ne i dimë problematikat e ndeshjes. Ne e kemi paguar me Bajernin e Mynihut, pavarësisht një ndeshjeje të mirë. ne humbëm, ne nuk ishim të qartë në disa momente, nuk mbrojtëm mirë te goli i parë. E dimë që nesër do të kemi një ndeshje që do të vuajmë.

A është Asllani gati të luajë dy ndeshje radhazi? – Ne presim shumë nga të gjithë. Sa i përket Asllanit, ai bëri një ndeshje të mire ndaj Romës. ai bëri atë që ka treguar që në ditën e parë që ka ardhur te Interi. Pa dyshim që është gati për nesër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb