Inter do të përballet me Bolognan me 15 janar, në ndeshjen e Serie A. Për këtë takim, trajneri i zikaltërve, Inzaghi, po mendon që të aktivizojë sërish titullar Kristjan Asllanin.

Duke parë që Calhanoglu nuk ia del dot për këtë sfidë, Inzaghi e shikon të arsyeshme të luajë përsëri me mesfushorin kuqezi. Ky takim do të jetë një shans tjetër për lojtarin shqiptar, për të treguar vlerat e tij.

Ai është kritikuar shumë së fundmi për paraqitjet e tij, sidomos nga tifozët. 22-vjeçari Asllani po luan sezonin e tij të 3-të në Milano, pasi u transferua në 2022-shin nga Empoli.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb