Lazio-Inter është një nga sfidat më të rëndësishme që rezervon java e tretë e Serie A. Kjo është një sfidë e veçantë edhe për dy legjionarët kuqezi, Hysaj dhe Asllani. Pavarësisht se nuk pritet të jenë në fushë nga minuta e parë, për të ndezur këtë përballje ka menduar mesfushori i Inter, Kristjan Asllani:

FËMIJËRIA – Elbasanasi e ka nisur duke treguar për fëmijërinë dhe për ëndrrën e tij për të pasur futbollin si profesion.

“Kam lindur në Shqipëri dhe pastaj jam transferuar në Itali, ku ushqeva ëndrrën time për t’u bërë futbollist profesionist. Në fillim topi ishte pasioni im, por pastaj, gjatë stërvitjeve, pasioni u shtua. E kam nisur me moshat e Empolit dhe tani jam tek Interi, që është një ëndërr e realziaur për mua, pasi jam një tifoz zikaltër. Është emocion i madh për mua dhe familjen time, me të cilët mbaj mend herën time të parë në ‘San Siro’. Ishte një derbi që Interi e fitoi me rezultatin 2-1 dhe që më shtoi edhe më shumë dëshirën për të luajtur në atë stadium. E kam ëndërruar gjithmonë, por në atë moment të jetës sime ishte e pamundur të mendoja se do t’ia dilja me sukses”.

STADIUMI DHE ROLI – “Goli im i parë i mbërritur në ‘San Siro’ ishte një kënaqësi më vete. Unë isha shumë i lumtur për rrjetën, por pastaj të dëgjojë 75 mijë njerëz që reagonin në golat e Interit ishte një ndjenjë e çuditshme. Unë luaj para mbrojtjes, por mund të luaj edhe në pozicione të ndryshme. Duhet të rritem dhe të përmirësohem mbi të gjitha në fazën defensive”.

BROZOVIÇ – “Më së shumti më ka impresionuar Brozoviç. Është shume i fortë dhe më pëlqen shumë ta shikoj kur është ne fushë. Kam fatin të mësoj prej tij dhe do të bëj maksimumin tim”. Hysaj dhe Lacio – “Mezi pres ndeshjen me Lacion. Do të jetë një sfidë e vështirë, duam ta përgatisim mirë, por do të bëjmë maksimumin që të marrim ne shtëpi tri pikët. Për mua është edhe më speciale, sepse është gjithmonë kënaqësi të takoj Hysajn. Është miku im dhe saherë që përballemi, shkëmbejmë fanellat”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb