Inter dhe Roma do të takohen në orën 18.00, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me trajnerin Inzaghi dhe Mourinho që kanë vendosur për titullarët.

Zikaltërit e nisin nga minuta e parë me shqiptarin Kristjan Asllani, ndërsa po në repartin e mesfushës spikat rikthimi nga dëmtimi i Hakan Calhanoglu.

Në krahun tjetër, ekipi nga Roma do mbështetet te aftësitë e Paulo Dybala. Më poshtë keni rreshtimet.

Formacionet:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Asllani, Calhanoglu, Dimarco; Lautaro, Dzeko.

ROMA (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Celik, Matic, Cristante, Spinazzola; Zaniolo, Pellegrini; Dybala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb