Nuk ka më asnjë dyshim, Kristjan Asllani është pjesë e pa diskutueshme e planit të Inter për të ardhmen. Mesfushori kuqezi kërkohet nga Inter me çdo kusht, pasi tek ai shohin zëvendësuesin ideal të Brozovic, për këtë arsye janë të gatshëm të plotësojnë çdo kusht që mund të ketë Asllani apo klubi i Empolit, në mënyrë që të shmangin konkurrencën e Milan apo ekipeve të tjera në Serie A.

Së fundmi klubi zikaltër po shqyrton mundësinë për të blerë kartonin e Asllanin në këtë merkato vere por do ta lënë sërish tek Empoli në formë huazimi në mënyrë që të fitojë më shumë eksperiencë.

Asllani
Asllani

Kjo lëvizje e Inter pa diskutim që kënaq drejtuesit e Empolit por dhe Asllani nuk është kundër kësaj formule pasi është ende i ri dhe ka nevojë për më shumë minuta, diçka që Inter vështirë se mund t’ia ofrojë që në sezonin e tij të parë në Milano.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: