TIRANE- Koalicioni PS-LSI duket se ende nuk po arrin të “notojë” në ujëra të qeta, pavarësisht deklaratave në media të kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, që pretendojnë të kundërtën.

Në të dytën seancë radhazi pas shkarkimit të Ylli Manjanit, nga posti i ministrit të Drejtësisë, deputetët e LSI kanë bojkotuar punimet e Kuvendit.

Mungesën e deputetëve të LSI në sallën e Parlamentit këtë të enjte, e ka përmendur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nisur nga ky fakt ka kërkuar mbylljen e seancës.
sali-berisha

Berisha nuk ka ngurruar të hedhë akuza ndaj kryeministrit Rama, duke u shprehur se ai “po fshihet nën jorgan”.
“Këtu nuk ka asnjë deputet të LSI, për ca rrini këtu. Mbylleni seancën. Kreu juaj futet nën jorgan. Është në psikozë tani. S’ja mban të vijë këtu në shesh të burrave, të ballafaqohet një për një me implikimet e tij. Pse kështu është parlamenti? Qytetarët duhet të na shohin si ballafaqohemi këtu në parlament për të vërtetat. Vetëm qeveri nuk jeni”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb