Aq shumë është folur për Marash Kumbullën dhe aq shumë skuadra janë afruar me emrin e tij, sa është krijuar ideja se shumë prej gjërave që thuhen janë thjesht spekulime në merkato. Por për të shuar këto dyshime mendon agjenti i mbrojtësit shqiptar Gianni Vitali. Në një intervistë për mediat italiane, menaxheri i futbollit konfirmon garën e fortë dhe radhën e gjatë të klubeve më të mëdhenj të Europës për të marrë shërbimet e talentit të kombëtares kuqezi.

Kumbulllaaaaaaa
Kumbulllaaaaaaa

“Po, mund ta them se për Marashin është krijuar një radhë e gjatë”, janë fjalët e Vitalit. Mediat përtej Adriatikut dhe jo vetëm kanë nxjerrë emrat e klubeve si Man.Unitd, Liverpool, Bayern Munich, Borusia Dortmund, Inter, Napoli dhe Lazio. Madje sipas tyre, Igli Tare kishte tentuar ta bllokojë atë që në merkaton e dimrit.

Ssc Napoli V Hellas Verona Serie A
Ssc Napoli V Hellas Verona Serie A

Por deri tani, Kumbulla vetëm shijon interesimin e madh të krijuar rreth tij, ndërsa ka marrë kohë për të vendosur se çfarë do të bëjë me karrierën e tij. E sigurtë është që ai kërkon një skuadër ku të luajë me vazhdimësi dhe për këtë arsye qëndroi te Verona për të mbyllur këtë sezon. Ndërkohë, edhe drejtuesit e Veronës fërkojnë duart në pritje të merkatos së verës, pasi Marash Kumbulla pritet të sjellë të paktën 30 milion euro në arkat e klubit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb