Dinamo ndodhet me një këmbë në Kategorinë e Parë dhe mbijetesa duket thuajse e pamundur. Blutë do ta provojnë për herë të fundit në derbi ndaj Partizanit, ku vlen vetëm fitorja, që mund të shtojë disi shpresat.

Në rast të kundërt, Dinamos as matematika nuk mund ta ndihmojë më. Situata nuk është e mirë, gjashtë humbje radhazi, megjithatë, tashmë blutë nuk kanë se çfarë të humbin dhe ndoshta nisur nga kjo, do të kërkojnë të dalin me kokën lart.

Shifrat janë kundër Dinamos edhe sa i përket sfidave derbi, pasi nuk ka fituar asnjë këtë kampionat, si ndaj Tiranës, ashtu edhe ndaj Partizanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb