Është mbyllur pa fitues sfida më e rëndësishme e javës së 26-të në Premier League. Chelsea dhe Manchester United u ndanë në barazim pa gola duke u kënaqur me nga një pikë të rëndësishme në objektivat sezonalë. Ky ishte rezultati i drejtë për një ndeshje të luajtur thuajse në ekuilibër.

Image
Image

Pak më shumë kërkues Blutë e Londrës, që gjithsesi nuk arritën të marrin pikët e plota në fushën e tyre. Pas këtij barazimi, Chelsea mbetet në vendin e pestë dhe të fundit të zonës europiane. Nga ana tjetër, Manchester United ngjitet në vendin e dytë me 50 pikë, 12 më pak se kryesuesit e Manchester City.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb