“Asnjë grua tjetër”, me këtë slogan u mbajt një manifestim këtë të premte përpara kryeministrisë në mbrojtje të jetës së grave.

Marrë shkas nga vrasja makabre me 31 thika e një gruaje shtatzënë në Fier manifestuesit dhanë mesazhin se asnjë grua nuk meriton të ndahet nga jeta për shkak të kthetrave të dhunës patriarkale në një sistem që legjitimimin e kësaj dhune e ka shndërruar në rutinë.

Në manifestim u përmendën numrat 116, 117 dhe 116, 111 në rast se femrat kanë nevojë për ndihmë dhe nëse institucionet dështojnë femrat të mbështetin njëra tjetrën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb