Me sa duket kryeministri i vendit, Edi Rama është bërë gati për nisjen e fushatës zgjedhore. Pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta kuptojmë foton e sapo shpërndarë prej tij në Facebook.

  • foto galeri

Një bluzë në ngjyrë vjollcë (që simbolizon ngjyrën e PS) me mbishkrimin “PS 30” na lë të kuptojmë se partia më e madhe në vend është bërë gati për zgjedhjet e 30 qershorit, ndonëse për herë të parë pa opozitën reale (të paktën deri më tani).

Nuk dimë nëse i pari i qeverisë do mbajë veshur në hapje të fushatës pikërisht këtë bluzë, por ai i pyet të gjithë ndjekësit e tij në Facebook: Si ju duket?

Që ai nuk bën asnjë hap pas, e nuk ka shanse të ndryshojë datën e zgjedhjeve e bëri të ditur edhe sot gjatë konferecës së përbashkët me ambasadorin e BE-së, Lugi Soreca ndërsa mori në dorëzim rekomandimin e KE për hapjen e negociatave.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: