Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili bën thirrje se Teatri Kombëtar nuk do t’i falet qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për t’u shembur dhe për këtë nuk do të ketë asnjë hap pas.

Vasili thotë se çdo anëtar, simpatizant apo mbështetës i LSI do të jetë krah mbështetësve të Teatrit deri në fund të sakrificës.
Ndërkohë Vasili shton se sot pas VKM-së së re pati një provokim nga Teatrit të policëve bashkiakë të Tiranës.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Asnje hap pas, perballe maskarenjve dhe hajduteve te Bashkise qe provokojne Teatrin!

Teatri, artistet dhe qytetaret provokohen serish sot nga gangsteret e rilindjes ne Bashki.

Sejmenet e megavjedhjes se ideuar nga Rama u cfaqen si provokatore ordinere kunder Teatrit.

Asnje nuk do te beje asnje hap pas per tjua falur Teatrin Kombetar ketyre maskarenjve.

Horrat e droges dhe te krimit te veshur me pushtet jane leshuar di çakenj mbi kulturen, mbi pronen publike duke shkelur Ligjin dhe Kushtetuten.

Cdo anetar, simpatizant e mbeshtetes i LSI eshte dhe do te jete deri ne fund ne krah te mbrojtesve te Teatrit Kombetar dhe te gatshem per cdo sakrifice ne ruajtje te vlerave te identitetit te kultures dhe te prones publike.

ASNJE HAP PAS!!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb