KOSOVA

Kosova ka regjistruar sërish një bilanc pozitiv ndaj COVID-19 duke mos regjistruar asnjë viktimë këtë të diele.

Ndërkohë ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj shkruan se janë 56 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit si dhe 69 të shëruar.

Ai thekson se edhe sot lakorja e numrit të të infektuarve është më e ulët se e të shëruarve. Në fund ai thekson se ‘’bashkë mund t’ia dalim’’ duke iu drejtuar qytetarëve të Kosovë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb