Nje nga reporterët e nje TV ukrainas në juglindje të vendit është zhdukur dhe besohet se mbahet nga forcat ruse.
Transmetuesi, Hromadske, tha se reporterja Victoria Roshchina u dëgjua për herë të fundit më 12 mars, një ditë pas paraqitjes së një historie nga qyteti Enerhodar i pushtuar nga Rusia.

Komisionerja e Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Liudmyla Denisova, tha të shtunën se qeveria besonte se ajo ishte rrëmbyer nga forcat ruse në qytetin Berdiansk, i cili është në bregun e Detit të Zi dhe gjithashtu nën pushtimin rus.

Hromadske është një stacion i vogël transmetimi që filloi në 2013 dhe është i lidhur me protestat e Maidan në Kiev që filluan atë vit.
Zhdukja e Roshchina vjen mes raporteve për aktivistë dhe zyrtarë të tjerë që mbahen kundër vullnetit të tyre në pjesë të tjera të Ukrainës të pushtuar nga Rusia.
Në rajonin Kherson, një zyrtar i lartë i këshillit në qytetin Nova Kakhovka u rrëmbye tre ditë më parë, sipas kryetarit të qytetit. Gruaja e Dmytro Vasyliev tha në faqen e saj në Facebook se burri i saj ishte arrestuar për shkak të qëndrimit të tij negativ ndaj Rusisë.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se Rusia dëshiron të krijojë një Republikë Popullore Kherson në stilin e shteteve pro-ruse të ngritura rreth Donetsk dhe Luhansk në vitin 2014 dhe po kërkojnë nga këshilltarët lokalë që ta promovojnë këtë veprim.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: