Shkarkimi i Solskjaer prodhoi një zhurmë të madhe, fundja bëhej fjalë për stolin e një klubi si Man.United që ka në përbërje yje dhe një lojtar si C.Ronlado. Në media u aluduan skenarë të ndryshëm që lidheshin me pasuesin e tij por në fund “djajtë e kuq” vendosën ti besonin stolin provizorisht teknikun gjerman, Ralf Rangnick. Kjo zgjedhje bëri që të shuhen zërat që flisnin për një rikthim të mundshëm të Pochettinos në ishull apo të Zinedine Zidane, gjithashtu francezi lakohej për një kalim tek PSG.

Zidane Pochettino
Zidane Pochettino

Për të shuar përfundimisht këto zëra ka menduar presidenti i PSG, sheiku Naser Al-Khelaifi: “Pochettino është këtu dhe jemi shumë të lumtur me të. Nuk më pëlqejnë të gjithë këto zëra që dalin, nuk janë të vërteta. Nuk kemi asnjë kontakt me Zidane”, theksoi ndër të tjera Al-Khelaifi. Sigurisht ky reagim ishte i pritshëm, por këto fjalë të sheikut janë thjesht provizore pasi deri në fund të sezonit situata mund të ndryshojë sërish.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb