Më shumë se një muaj e gjysmë nga tërmeti, i cili shkatërroi Durrësin, qytetarët e dëmtuar nuk kanë marrë asnjë muaj bonus qeraje. Banorët shkojnë në bashki, interesohen për bonusin e qerasë, dhe prej andej drejtohen në bankë, ku nuk marrin asgjë.

Një tjetër banor nga zona rurale e Durrësit thotë se ka ardhur disa herë në bashki për të aplikuar për të përfituar bonusin, por është sorollatur pa plotësuar dot asnjë dokument.

E ndërsa kanë dalë nga apartamentet e tyre të dëmtuar rëndë, ata shtrojnë një pyetje ndaj kryeministrit se kur shtëpitë e tyre do të fillojnë të rregullohen.

Në një lidhje telefonike nënkryetari i bashkisë, Florian Tahiri, tha se bonusi i qerasë është miratuar për 990 emrat e parë në listë, që në datë 31 dhjetor.

Bonusi i qerasë hidhet çdo muaj, dhe problem ka qenë se bankat kanë kthyer listat e dërguara nga bashkia, duke kërkuar që numri i llogarisë të jetë i njehësuar me personin përfitues të bonusit dhe ky numër llogarie të jetë marrë me vërtetim në bankë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb