Ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi, ka deklaruar në rubrikën “Opinion”, në studion e lajmeve në News24, se Shqipëria ndodhet në një situatë të tmerrshme deh të jashtëzakonshme, pasi sipas saj, nuk bën shumë dallim nga diktatura e egër e Enver Hoxhës.

“Ne kemi denoncuar dosje korrupsioni, përgjimet. Rezultatin do ta sjellin shqiptarët dhe do të vijë shumë shpejt. Është e tmerrshme dhe e jashtëzakonshme që Shqipëria po kthehet në një regjim. Protestat e opozitës nuk kanë qenë aspak të dhunshme, protestuesit janë provokuar nga policia. Nuk kishte njerëz të inkriminuar në protestat tona. Ne sot nuk kemi demokraci, kemi shumë dallime nga diktatura e egër”, ka deklaruar Çupi.

Duke folur për 30 qershorin, ish-deputetja është shprehur se në këtë ditë gjithë ironia e Ramës iu kthye në ironi vetë atij. Sipas Çupit, 30 qershori ishte goditja më e rëndë që i ka ndodhur Ramës dhe asnjë në PS nuk e ka pritur.

“Do ja japim shansin të zgjedhin të lirë. Ne kemi një alternativë, ku sot falë denoncimeve të opozitës jemi në perceptimin e shumë shqiptarëve që ky regjim duhet larguar. Në protesta ne nuk do të merrnim automatikun në dorë, ne kemi provuar mbështetjen e shqiptarëve. Protesta e madhe ishte ajo e 30 qershorit, sepse gjithë ironia e Ramës iu kthye në ironi atij. Ajo ishte goditja më e rëndë që i ka ndodhur Ramës dhe asnjë në PS nuk e ka pritur”, është shprehur ish-deputetja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb