Mohamed Salah rinovoi me Liverpool-in këtë të premte dhe mëngjesin e djeshëm në Angli kanë zbuluar rrogën, që egjiptiani do të marrë me kontratën e re.

Sipas këtyre informacioneve, angazhimi zgjat tri vite, me një normë fitimi prej 400.000 paund në javë (464.000 euro), plus disa shpërblime që e bëjnë atë futbollistin më të paguar në Premier League, përpara Cristiano Ronaldos.

Salah, përveç kësaj, do të marrë një nga pagat më të larta në botën e futbollit. Këta janë, sipas renditjes së “Daily Mail”, futbollistët më të paguar në botë.

10.Robert Leëandoëski (Bayern Munich) – 406.000 € në javë

9.Antoine Griezmann (Atletico Madrid) – 413.000 € euro në javë

8.David de Gea (Manchester United) – 435.000 € në javë

7.Erling Haaland (Manchester City) – 435.000 € në javë

6.Kevin De Bruyne (Manchester City) – 446.000 € në javë

5.Cristiano Ronaldo (Manchester United) – 446.000 € në javë

4.Salah (Liverpool) – 464.000 € në javë

3.Neymar (PSG) – 703.000 € në javë

2.Lionel Messi (PSG) – 1.113.000 € në javë

1.Kylian Mbappe (PSG) – 1.160.000 € në javë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb