Është zhvilluar me diskutime dhe debate seanca e sotme në Kuvend.

Gazment Bardhi ka reaguar me kritika, ndërsa theksoi se në seancën e sotme në Kuvend duhet të ishte vetë ministrja e Financave. Ndërkohë ka ndërhyrë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla duke thënë se është prezent ministri Peleshi nga qeveria.

Por kjo është kundërshtuar nga Bardhi duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me temën dhe se duhet të jetë vetë ministrja.

Pjesë nga diskutimi:

Spaho: Në procesorin tim ka ngelur terminologjia e kohës së diktaturës. Meqë jemi ke Korça të them se më kujton teto Polikseni që u tregonte fëmijëve korçare se si me Enverin luftonin Gjermanët.

Bardhi: Nuk është serioze që ministrja e Financave të mos jetë ne seancë. E ka për detyrë të jetë prezentë ne seancë sa kohë kërkohet nga deputetë e opozitës. Merrni masa nuk ka asnjë përfaqësues nga qeveria.

Nikolla: Keni zotin Peleshi

Bardhi: Nuk ka lidhje me temën. Duhet të vijë ministrja..

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: