Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka akuzuar qeverinë se edhe pse financimet për rrugët kanë qenë të mëdha nuk ka asnjë plan. Gjatë fjalës në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin tha se qeveria ende nuk ka nisur zbatimin e dy projekteve për Qarkun e Elbasanit: Hartimi i projekt-zbatimit final për By Pass-in e Elbasanit dhe autostradës Elbasan-Qukës.

Sipas tij qeveria po mban zvarrë ndërtimin e rrugëve në Qarkun e Elbasanit dhe nuk ka ndërmend të japë afate për projektet.

“Dje në komision u diskutua për Ratifikimin e Marrëveshjes me qeverinë Italiane për financimin e dy projekteve shumë të rëndësishme për Qarkun e Elbasanit: Hartimi i projekt-zbatimit final për By Pass-in e Elbasanit dhe autostradës Elbasan-Qukës. Në këto projekte kam qenë pjesë ideimit dhe hartimit të tyre që para 10 vitesh, por ende kjo qeveri nuk ka nisur nga zbatimi i tyre.  Më tej, projekte të nisura si ai i Qaf-Plloçë-Qukës dhe Librazhd-Bulqizë nuk kanë përfunduar ende.  Qeveria po mban zvarrë ndërtimin e rrugëve në Qarkun e Elbasanit dhe nuk ka ndërmend të japë afate për projektet. Shqipëria e ka emergjente zhvillimin e infrastrukturës por fatkeqësisht me këtë qeveri nuk është ndërtuar asnjë projekt madhor”- shkruan ai.

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb