Amnistia fiskale ishte sot tema e diskutimit në emisionin “Real Story” në News 24 të Sokol Ballës.

Ndërsa prej saj, sic e sqaroi sot kryeministri Rama, janë të përjashtuar tërësisht politikanët, ekspertët e ftuar në studio dhanë mendimet e tyre.

Sipas ekspertit, Selami Xhepa para se amnistia të miratohet duhet që njerëzit që do deklarojnë paratë e tyre të kenë garanci që me ndryshimin e qeverive ata nuk preken.

“Duhet një periudhë të caktuar për të diskutuar me grupet e interesit. Nëse bëhet një masë bëhet për të falur një brezi gabimet, brezi tjetër ia fal brezit që vjen. Kjo ka kuptimin e gjeneratave nuk duhet bëhet e parcelizuar. Duhet të ligjërohet se asnjë qeveri nuk i hap më këto letra. Zvicra e ka bërë me konsensus. Gjermania po ashtu, që të ketë sukses që të mos vijë qeveria tjetër dhe t’i penalizojë këta”.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, në lidhje me paratë që pritet të vijnë nga jashtë, kryesisht ato të emigrantëve.

“Tani nuk e di për ca duhet të vijnë këto para. Kur kemi likuiditet kemi 52% depozita kredi. Cfarë do bëjmë ne me këto, nuk kemi nevojë për këto. Ne e përballojmë shumë mirë”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb