Interi ka arritur të kualifikohet për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë duke triumfuar ndaj Empolit me rezultatin 3-2 në shtesën 120 minutëshe, falë golave të Aleksis Sançez, Andrea Ranokias dhe Stefano Sensit.

Në fazën çerekfinale ekipi i Simone Inzagit do të gjejë një mes Romës ose Leçes, ndeshje që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, te Interi janë 20 shënues të ndryshëm në këtë sezon, më shumë se çdo skuadër tjetër në pesë kampionatet më të forta të Europës duke marrë në konsideratë të gjitha kompeticionet.

Rrrr
Rrrr

Një statistikë e veçantë kjo për skuadrën zikaltër duke parë që dhe në Serinë A është ekipi i parë me gola të realizuar, 51 të tilla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: