Asnjë suprizë mes favoritëve në US Open. Roger Federer vetëm sa u frikësua në daljen e parë të tij në turneun Grand Slem të tenisit botëror, por në fund arriti të sigurojë kualifikimin për në raundin e dytë. Zviceriani e nisi keq sfidën kundër Sumit Nagal. Tenisti indian surprizoi në setin e parë, duke e fituar 6-4, por më pas u dorëzua përballë supermacisë së Federer që përmbysi rezultatin në tre setet e tjerë.

Roger Federer
Roger Federer

Më parë, kishte siguruar biletën për në raundin e dytë të US Open edhe Novak Djokovic, që në tre sete (6-4 6-1 6-4), mundi Roberto Carballes Baena. Bashkë me dy favoritët, në ditën e parë të US Open u kualfikuan Keei Nishikori dhe Danil Medvedev. Në turnen amerikan Grand Slam shorti vendosi përballë që në raundin e parë dy emra të mëdhenj të tenisit botëror në dekadën e fundit, Serena Williams dhe Maria Sharapova.

Oxynxcwimyi6tpqf65vmj3dbrq
Oxynxcwimyi6tpqf65vmj3dbrq

Triumfi ishte i gjithi për tenisten amerikane, e cila me lëhtësi mundi në dy sete 6-1, 6-1 rivalen e saj ruse. Me këtë sukses, Williams ka konfirmuar edhe një herë veten si favorite në misionin e saj për të fituar trofeun e 24-rt Grand Slam në karrierë për të barazuar rekordin e legjendës Margaret Court. Në raundin e dytë është kualifikuar edhe mortar e saj, Venus Williams.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb