Asnjë surprizë në gjysmëfinalen e dytë të Australian Open.Novak Gjokoviç shpërbleu të gjitha pritshmëritë, duke siguruar biletën për në finalen e turneut të parë Grand Slem të vitit në tenisin botëror.

Raketa numër një mundi 3-0 me sete (6-0, 6-2, 6-2), francezin Lukas Puil.

Shifrat tregojnë qartë dominimin e serbit, që në finalen e Australian Open do të përballet me një nga rivalët e tij më të mëdhenj, Rafael Nadal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb