Misioni u përmbush. Partizani fitoi titullin, port ë gjithë rivalët që mendojnë se të dehur nga festa të kuqtë do të tolerojnë në tre ndeshjet e mbetyra të sezonit e kanë shumë gabim. Për ta kuptuar këtë duhet të dëgjojnë trajnerin Skënder Gega, që jep një sinjal si fillim kundërshtarët e radhës të Teutës dhe më pas për Kukësin, rivalin më të madh të këtij sezoni.

3. Titulli Kampion, Partizani Do Te Festoje Ne Kryeqytet
3. Titulli Kampion, Partizani Do Te Festoje Ne Kryeqytet

“Kryesorja u arrit. Unë do kisha dëshira të kishim sa më shumë pikë. Do i marrim ndeshjet me radhë. Me zor presim të luajmë me Kukësin, do jemi pranë festës dhe ngritjes së trofeut. Do t’i marrim ndeshjet me radhë. Kështu duhet të funksionojë. Të bëjmë ata që kemi bërë gjithmonë”, ishin fjalët e trajnerit të Partizanit në konferencën për mediat. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se Gega nuk do të shtrydhë deri në fund lojtarët e formacionit që kanë edhe meritën më të madhe në triumfin e Partizanit. Tekniku paralajmëron edhe hapësira për ata që kanë luajtur më pak.

2. Nga Trajneri Gega Te Presidenti Demi, Titulli I Merituar
2. Nga Trajneri Gega Te Presidenti Demi, Titulli I Merituar

“Kemi plan që këtë javë, një pjesë të lojtarëve që ndoshta s’kanë pasur hapësirën e duhur, por që kanë qenë pjesë e Partizanit dhe kanë kontribuar edhe ata, besoj do aktivizohen. Impenjimi në stërvitje ka qenë nga të gjithë, përjashto Alban Hoxhën që ka pasur probleme shëndetësore”, ka thënë Gega. Me titullin kampion në shtëpi pas 26 vitesh pritje është e drejtë që Gega të shohë nga e ardhmja, ajo e afërt në Champions League dhe ajo më e largët që lidhet me sezonin tjetër.

3. Gega Kercenon Kukesin Dhe Mendon Per Europen
3. Gega Kercenon Kukesin Dhe Mendon Per Europen

“Kur e kam nisur me Partizanin, baza ka qenë. Nuk ishte brilante, pasi kemi pasur probleme. Edhe Ibrahimi që u tha se ishte ne limite, u rrit dhe korrigjoi veten. Ndërhyrjet nuk do jenë drastike. Nuk kemi nevojë për ndërhyrje drastike. Nuk është vetëm Championsi sezoni ynë, punojmë për të ardhmen. Mund të mbarojë shumë shpejt, mund të zgjasi pak. Nuk do tentojmë të bëjmë spektakël. Kemi nevojë për afrime, sikurse Reali dhe Barcelona. Kam dëshirë që ky grup të respektohet. Po të ishte për mua, do i mbajmë të gjithë. Sezoni i ardhshëm do jetë ndryshe, do na presin si kampionë. Kam lexuar emra, por asnjë nuk është në lupën time apo të kemi bërë biseda. Nëse bashkohet dëshira dhe mundësitë, pse jo”, ka thënë trajneri i Partizanit. Në prag të ndeshjes kundër Teutës, mungesa e vetme e Gegës në seancën e fundit stërvitore ishte ajo e Alban Hoxhës, me kapiteni që vuan probleme shëndetësore.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb