Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha bizneset në vend që të lëshojnë rregullisht faturat, pasi në të kundërt pasojat do të jenë të rënda.

Kreu i qeverisë u shpreh se masat për bizneset që nuk japin faturat do të jenë të atilla që nuk ja vlen aventura e moslëshimit të faturës.

Ai ju bëri thirrje bizneseve të mos e sprovojnë administratën dhe shtetin, pasi do iu mbyllen bizneset për një periudhë që do iu sjellë atyre një dëm të madh.

“E mbyll me një apel për bizneset: kemi zgjedhur prej më shumë se gjashtë muajsh një qasje këshilluese, informuese, edukuese, duke mos preferuar të shkojmë te hapi i fundit pa bërë hapat e tjerë. Masa që legjislacioni parashikon për çdo biznes që nuk punon rregullisht me faturat përkatëse janë të atilla që nuk ja vlen aventura e moslëshimit të faturës.

Të mbyllet lokali apo njësi tregtare, nëse nuk lëshon kupon, për një periudhë që sjell një dëm të madh. Mos e sprovoni administratën dhe mos e sprovoni shtetin, sepse nuk do të tolerohet askush”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb