Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 1, 552 teste të realizuara janë identifikuar 69 raste të reja me koronavirus.

Sot janë shëruar 99 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778.

Ministria njofton se në total numri i rasteve aktive është 1.567.

03 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.814.540 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 816.688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 97.857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 1.552 testime, 69 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.567.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: