Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, teksa gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 304 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 3 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.134.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

09 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.103 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.692.762 doza të vaksinës.

Deri më sot 789.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.042 testime, 304 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.134.

Në total numri i rasteve aktive është 1.552.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: