Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.  Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 38 raste të reja të infektuara me virus.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

03 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 doza të vaksinës. Deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067. mNë total numri i rasteve aktive është 540.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: